Arrestohen dy maqedonas me 9 kg substancë narkotike

Në një operacion të përbashkët mes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, të ndihmuar nga njësitë e trafikut në autostradë, është ndaluar një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut në segmentin Doganaj-Kaçanik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, dhe kishte dyshime se automjeti përdorej për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, brenda veturës u gjetën dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet sekuestruan 20 paketime të dyshuara si marihuanë me peshë 6.4 kg dhe 6 paketime të dyshuara si heroinë me peshë 3.2 kg. Përveç kësaj, u konfiskuan edhe dy telefona mobil dhe vetura.

Sipas Policisë së Kosovës, sasia e drogës ka një vlerë tregu të përafërt prej 80,000 eurosh. Me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit u arrestuan për 48 orë pas intervistimit.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim të ngushtë me Prokurorinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *