Boksieri shqiptar Shqipjon Hamid Hoti po përgatitet për një sfidë të rëndësishme në karrierën e tij sportive.
Të shtunën, më 7 shkurt 2026, në Basel të Zvicrës, ai do të përballet me kolumbianin Dickson Mwakisople për titullin IBO Champion World Continental. Gjatë viteve, Hoti ka treguar përkushtim dhe disiplinë të jashtëzakonshme, duke u dalluar fillimisht në boksin amator me 29 ndeshje.
Tre herë kampion i Zvicrës në kategorinë Junior, ai ka fituar vëmendjen e boksit ndërkombëtar. Në boksin profesionist, Hoti ka zhvilluar 9 ndeshje pa asnjë humbje, duke e konfirmuar potencialin e tij të madh.
Përballja në Basel pritet të tërheqë interes të gjerë nga publiku, veçanërisht nga mërgata shqiptare që e mbështet fort. Ekspertët e shohin këtë ndeshje si një test kyç për Hotin, por edhe si një mundësi për të fituar një titull të rëndësishëm ndërkombëtar.
Me forcën dhe përkushtimin e tij, Hoti synon të kthehet fitimtar dhe të bëjë krenarë të gjithë ata që e mbështesin.

Leave a Reply