Paraburgim për 54-vjeçarin e dyshuar për abuzim në Istog

Një person 54-vjeçar me inicialet T.P.

është vendosur në paraburgim për një muaj nga Gjykata Themelore e Pejës, pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Ky vendim u mor të shtunën dhe do të zgjasë deri më 28 shkurt.

T.P. akuzohet për dhunimin e një vajze 13-vjeçare në një fshat të Istogut.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, masa e paraburgimit është aplikuar bazuar në dyshimet e arsyeshme se i akuzuari ka kryer këtë vepër penale, në përputhje me nenin 227, paragrafi 7 dhe paragrafi 1, si dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Vendimi për paraburgim është marrë në përputhje me rregullat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *