Para fillimit të seancës së Kuvendit të Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku deklaroi se sot do të merret një vendim i pavarur.
Gjatë fjalës së tij drejtuar mediave, Abdixhiku uroi gazetarët për prezencën e tyre dhe theksoi rëndësinë e kësaj dite për demokracinë. Ai theksoi se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një standard i mirë jo vetëm për LDK-në, por edhe për të gjitha partitë e tjera politike.
Abdixhiku shprehu besimin se pas kësaj dite, anëtarësia e LDK-së do të dalë më e bashkuar, duke theksuar se me demokraci përcaktohet e ardhmja politike e partisë. Ai nënvizoi rëndësinë e maturisë dhe unitetit për të përballuar sfidat e ardhshme.

Leave a Reply