Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka marrë përgjegjësinë kryesore për rezultatin e arritur më 28 dhjetor.
Gjatë fjalimit të tij para delegatëve në Kuvendin e LDK-së, Abdixhiku ka theksuar se vendimet për të ardhmen e partisë do të merren nga ky Kuvend, duke përjashtuar çdo ndikim tjetër të jashtëm. Ai ka garantuar delegatët se asnjë tjetër nuk do të ketë mundësinë të ndikojë në fatin e LDK-së, përveçse ata vetë.
“Dua të jem i qartë dhe të heq çdo dyshim: përgjegjësia është e imja dhe vendimmarrja do t’u kthehet juve,” ka deklaruar Abdixhiku, duke nënvizuar rëndësinë e Kuvendit në procesin vendimmarrës të partisë.

Leave a Reply