Olta diskuton temë personale të Jonidës në transmetim live

Gjatë mbrëmjes së kaluar, në spektaklin “prime” të Big Brother VIP Kosova, ndodhi një moment i papritur që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Incidenti u zhvillua gjatë kohës kur pritej të shpallej emri i banorit që do të largohej nga shtëpia, një moment kyç për formatin. Në këtë situatë tensioni, moderatorja Jonida Vokshi njoftoi një pushim për publicitet, duke premtuar se pas rikthimit do të zbulohej cila prej konkurrentëve do të eliminohej.

Megjithatë, atmosfera ndryshoi papritur kur opinionistja Olta ndërhyri me një koment që u konsiderua i papërshtatshëm për transmetim. Komentin e saj e bëri menjëherë pas njoftimit të Jonidës, duke thënë: “Sa të kryejë Jonida nevojën”.

Ky moment shkaktoi reagime dhe diskutime mes shikuesve, duke e bërë atë një nga momentet më të përfolura të mbrëmjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *