Isa Haziri: LDK i përket anëtarësisë, jo udhëheqësve

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ndarë një qëndrim në rrjetin social ‘Facebook’ teksa në ambientet ku po qëndronte zhvillohej një votim i fshehtë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

Në mesazhin e tij, Haziri theksoi rëndësinë e dy mësimeve thelbësore për rolin që luan LDK-ja, jo vetëm në Kosovë. Ai nënvizoi se LDK përfaqëson besimin në Zot, familje dhe atdhe, duke qenë një simbol i besës dhe shpresës për vendin.

Sipas tij, LDK-ja i përket anëtarësisë së saj dhe jo thjesht funksionarëve, duke përfaqësuar një spektrum të gjerë nga të djathtët e moderuar deri te liberalët dhe nacionalistët modernë, si dhe republikanët dhe nacional-demokratët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *