Bora izolon banorin dhe bagëtitë në bjeshkët e Istogut

Një banor është gjetur i bllokuar në bjeshkët e Istogut, bashkë me bagëtitë e tij, pasi reshjet e borës dhe moti i ftohtë kanë krijuar kushte të vështira.

Në disa rajone malore të Kosovës, përfshirë Istogun, ka pasur rënie të temperaturave dhe reshje bore, duke e bërë të vështirë qasjen. Sapo janë informuar për situatën, Policia e Kosovës ka reaguar shpejt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se informacioni për rastin është marrë përmes rrjeteve sociale, dhe menjëherë janë marrë masa për të ndihmuar personin dhe bagëtitë. Në bashkëpunim me Drejtorinë për Emergjenca të Kuvendit Komunal të Istogut, ekipet emergjente janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Aktualisht, ekipet e shpëtimit gjenden në terren, duke punuar intensivisht për të siguruar shpëtimin e personit dhe mbrojtjen e bagëtive nga kushtet e motit të ashpër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *