Hymete Bajrami ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një deklaratë për Reporteri, pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së ku u konfirmua Lumir Abdixhiku si kryetar i partisë, Bajrami theksoi respektin e saj për vendimin e delegatëve. Ajo sqaroi se nuk do të vazhdojë më në rolin e nënkryetares, duke bërë të qartë se dorëheqja e saj është tashmë një vendim i marrë.

Leave a Reply