FSK-ja zhvillon aktivitete në zonat e Badovcit dhe Koliqit

Komuna e Prishtinës ka informuar qytetarët për dy aktivitete të reja që do të organizohen nga kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fillim të shkurtit.

Në datën 3 shkurt 2026, në zonën e Badovcit, do të zhvillohet një trajnim praktik për navigim tokësor nga Qendra Studimore Universitare e FSK-së, i njohur si “Rruga e Heronjve”. Ndërkohë, më 6 dhe 7 shkurt 2026, në zonën e Koliqit, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të kryejë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.

Komuna ka theksuar se aktivitete të ngjashme janë realizuar më parë dhe kanë një karakter profesional dhe arsimor, pa ndikuar në sigurinë e qytetarëve. Në njoftim, qytetarët falenderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre, duke u siguruar se do të informohen me kohë për çdo detaj shtesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *