I burgosuri në Burgun e Sigurisë së Lartë gjendet i vdekur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka raportuar për vdekjen e një të burgosuri në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Sipas njoftimit, rreth orës 22:00, i dënuari me inicialet E.G. u gjet i varur në qelinë e tij me puls të dobësuar.

Përkundër ndërhyrjeve të shpejta nga stafi i burgut dhe ekipet mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë. Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent janë informuar për ngjarjen, ndërsa janë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e saj.

E.G. ishte i dënuar me 24 vjet burgim për dhunimin e dy vajzave të mitura, krim për të cilin u dënua nga Gjykata Themelore në Prizren.

Ai kishte hyrë në institucion më 15 gusht 2024 dhe pritej të lirohej më 1 mars 2048. SHKK dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë ndërmarrë procedura administrative dhe hetimore për të zbuluar detajet e mëtejshme të rastit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *