Presidentja Osmani nderon guximin e Elfete dhe Mentor Humollit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi Elfete Humollin në përvjetorin e rënies së saj, duke e vlerësuar si një simbol të guximit dhe patriotizmit.

Në një postim në Facebook, Osmani njoftoi për vizitën e saj në familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku u vendos një kurorë me lule për nder të Elfetes. Ajo theksoi se Elfetja, në moshën 16 vjeçare, u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit serb.

Presidentja gjithashtu përkujtoi Mentorin, vëllain e Elfetes, i cili ra heroikisht në Betejën e Koshares në mars 1999. “Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e Kosovës.

Sot Kosova është e lirë dhe guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht,” shkroi Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *