Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar nisjen e një projekti madhor investiv për qytetin gjatë këtij viti, pas luftës.
Projekti, i quajtur “Impianti i Trajtimit të Ujërave të Zeza”, ka një vlerë prej rreth 40 milionë euro dhe synon përmirësimin e ndjeshëm të gjendjes mjedisore të qytetit, duke siguruar lumenj të pastër. Gjatë një vizite në vendin e paracaktuar për ndërtimin e impiantit, Peci dhe Bashkim Kurti, Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, vlerësuan se ky investim do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe florës e faunës lokale.
Kjo do të kontribuojë në një Mitrovicë më të gjelbër dhe në një transformim të menaxhimit të ujërave në qytet. Kryetari Peci theksoi se projekti do të sjellë një efekt të qëndrueshëm në mbrojtjen e natyrës dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës për banorët e Mitrovicës.

Leave a Reply