Subvencionet në Suharekë: Auditimi zbulon parregullsi në skema për serra bujqësore

Në raportin vjetor për vitin 2024, Zyra Kombëtare e Auditimit ka zbuluar parregullsi në procesin e dhënies së subvencioneve në komunën e Suharekës, e cila drejtohet nga Bali Muharremaj.

Raporti thekson se Drejtoria e Bujqësisë nuk ka respektuar kriteret e vendosura në thirrjen publike për subvencionimin e fermerëve për ndërtimin e serrave. Një nga kërkesat kryesore për aplikim ishte që aplikantët të kishin në posedim të paktën 0.5 hektarë tokë bujqësore.

Megjithatë, është vërejtur se pesë përfitues nuk kanë ofruar dëshmi të mjaftueshme për këtë kriter. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e mospërgjegjshmërisë së komisionit të vlerësimit, i cili ka miratuar kërkesat pa respektuar kriteret e përcaktuara.

Auditori i ka rekomanduar kryetarit të komunës që të përmirësojë procesin e vlerësimit të aplikimeve për subvencione, duke siguruar që vetëm ata që plotësojnë kriteret e kërkuara të përfitojnë nga ndihma financiare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *