Kompania e Shërbimit Universal të Energjisë KESCO ka paraqitur një aplikim pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke theksuar rritjen e kostove operacionale si pasojë e vendimit të qeverisë për të rritur pagën minimale.
Duke filluar nga janari 2026, paga minimale do të jetë 425 euro, ndërsa nga korriku i po atij viti do të arrijë në 500 euro, çka pritet të ndikojë në rritjen e shpenzimeve për sektorët kyç si mbështetja teknike, mirëmbajtja dhe siguria e objekteve. KESCO vë në dukje se këto ndryshime janë të detyrueshme dhe jashtë kontrollit të tyre, por sjellin pasoja financiare përmes shërbimeve të ofruara nga palët e treta.
Ndërkohë, konsumatorët në Kosovë janë përballur me rritje të çmimeve të energjisë elektrike, me një rritje prej mbi 15% vetëm në vitin 2023 dhe një tjetër rritje në vitin 2025. ZRRE pritet të shqyrtojë kërkesën e KESCO-s në kuadër të procesit të rregullt tarifor.

Leave a Reply