Komandanti i FSK-së takon Shefin e Mbrojtjes së Turqisë

Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), priti sot me ceremoni ushtarake Gjeneralin Selçuk Bayraktaroğlu, Shefin e Mbrojtjes së Turqisë.

Në këtë takim, Jashari e uroi Bayraktaroğlu për emërimin e tij të ri dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj FSK-së. Diskutimet mes dy gjeneralëve u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në trajnimet, edukimin dhe zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Gjenerali Bayraktaroğlu konfirmoi përkushtimin e Turqisë për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën, duke vlerësuar zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së saj. Të dy palët u pajtuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke përmirësuar kapacitetet dhe aftësitë e forcave të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *