Komunikimet e dosjes Epstein përmendin Behgjet Pacollin

Në dosjen e publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë zbuluar mesazhe që përfshijnë emra të rëndësishëm politikë nga Kosova.

Një nga email-et, i datës 19 shtator 2012, i dërguar nga Konsulli i Kosovës në Tajlandë, përmend Behgjet Pacollin. Mesazhi ftonte Jeffrey-n të shihte një video me titullin “Kush është Behgjet Pacolli?”, duke përfshirë një link nga YouTube që tashmë është i padisponueshëm.

Në një tjetër mesazh të vitit 2012, përmendet një ish-presidente e Kosovës, që në atë kohë ishte Atifete Jahjaga. Emaili ftonte për një takim në New York, gjatë një vizite të princeshës nga Tajlanda në Kombet e Bashkuara.

Mom Luang Rajadasari Jayankura, konsulli i përmendur, ka shkruar një tekst ku vlerëson përpjekjet e tij dhe të Behgjet Pacollit për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Ai tregon se, që nga takimi me Pacollin në nëntor 2011, ka lobuar për njohjen e Kosovës si një entitet sovran në skenën globale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *