Koordinatorja kombëtare për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka shprehur shqetësim për manipulimet e konsideruara të papritura në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor.
Në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës, ajo theksoi se dimensionet e këtij fenomeni nuk janë parë prej vitesh. Pas zgjedhjeve të vitit 2010, ku u vunë në dukje parregullsi të shumta, sistemi prokurorial ndërmori masa të forta për përmirësimin e proceseve zgjedhore.
Sipas Pulës, që nga viti 2013, çdo cikël zgjedhor është monitoruar nga afër, dhe nuk janë shënuar raste të falsifikimeve masive deri tani. Pula përmendi një memorandum bashkëpunimi të nënshkruar me institucione kyçe si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor, me qëllim mbrojtjen e votës së qytetarit.
Ajo theksoi se kjo iniciativë ka dhënë rezultate të dukshme, duke siguruar integritetin e procesit zgjedhor.

Leave a Reply