Tërheqjet nga bankat në Kosovë arrijnë 655 milionë euro

Gjatë vitit 2025, mbitërheqjet bankare në Kosovë, që përfshijnë si qytetarët ashtu edhe bizneset, kanë arritur në 655 milionë euro.

Të dhënat e publikuara nga Instituti GAAP, bazuar në informacionet e Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me vitin 2024. Në këtë shifër, pjesën më të madhe e zënë mbitërheqjet e bizneseve, të cilat kanë shënuar një rritje prej rreth 49 milionë euro apo 10 për qind gjatë vitit të kaluar.

Këto të dhëna, të raportuara nga KosovaPress, reflektojnë një trend në rritje të përdorimit të overdrafteve nga ana e sektorit të biznesit në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *