Në mesin e miliona dosjeve të reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që lidhen me Jeffrey Epstein, është përmendur emri i një sipërmarrëseje boshnjake, Sana Alajmović.
Kjo grua, e cila ka lindur në Olovo dhe është rritur në Suedi, renditet në 53 dosje nga arkivi i Epstein, kryesisht për shkëmbime emailesh nga viti 2012. Në këto korrespondenca, Alajmović organizon detajet e një vizite të Epstein në Stokholm, përfshirë takime me figura të njohura si Profesor Mathias Uhlen, si dhe me disa të reja që studionin në Shkollën e Ekonomisë të Stokholmit.
Në një email të datës 30 nëntor 2012, ajo i dërgon Epstein CV-të dhe fotot e vajzave që do të jenë pjesë e një dreke të planifikuar. Sana Alajmović është një figurë e njohur në fushën e biomjekësisë në Suedi, duke bashkëthemeluar “Sigrid Therapeutics” dhe aktualisht duke shërbyer si drejtoreshë ekzekutive e “Enzymatica”.
Ajo ka fituar disa çmime për inovacion dhe është njohur ndërkombëtarisht si një ndër inovatorët e rinj më të mirë.

Leave a Reply