ZRRE-ja zhvillon mbledhjen: Axhenda e diskutimeve të ditës

Sot, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) zhvillon mbledhjen e parë të Bordit për vitin 2026.

Në këtë takim do të shqyrtohen kërkesat për përcaktimin e tarifave dhe të ardhurave për NEMO-n, si dhe vendosja për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit. Operatorët energjetikë të Kosovës kanë kërkuar një rritje të tarifave të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm.

KESCO ka paraqitur një kërkesë për një rritje mbi 20% të tarifave, duke e argumentuar këtë me rritjen e kostove operative dhe nevojën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji. Kjo mbledhje pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e politikave të tarifave energjetike për vitin 2026, duke marrë parasysh sfidat e furnizimit dhe kërkesat ekonomike të operatorëve në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *