Hotel në Tiranë përdorej për prostitucion, arrestohet drejtuesi

Një rrjet i madh i trafikimit të qenieve njerëzore është zbuluar dhe goditur nga Policia e Shtetit në një operacion të organizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me policinë kolumbiane, kroate, si dhe agjencitë ndërkombëtare EUROPOL dhe EUROJUST.

Operacioni, i koduar “Rrjeti”, filloi në shkurt 2025 dhe kishte si objektiv ndalimin e një grupi kriminal që trafikonte femra nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore për shfrytëzim prostitucioni në Shqipëri. Autoritetet kanë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

Gjatë hetimeve, u zbulua se personi L. B.

kishte rol kryesor në rekrutimin e vajzave dhe organizimin e udhëtimit të tyre në Shqipëri. Ai, së bashku me D.

S., siguronin akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit. Ndërkohë, I.

G. kishte përshtatur një hotel në Tiranë për këtë qëllim, ku shtetasit A.

A. dhe K.

N. shfrytëzonin vajza nga Kazakistani.

Procedurat janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *