Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mbërritur në Washington.
Gjatë kësaj vizite, ai do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të jetë pjesë e aktiviteteve të shumta zyrtare. Haradinaj ka planifikuar disa takime të rëndësishme me liderë politikë nga e gjithë bota dhe do të zhvillojë biseda në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington.
Një moment kyç i vizitës do të jetë fjalimi i tij në Capitol Hill, ku do të trajtojë tema si partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara, forcimi i marrëdhënieve bilaterale, siguria rajonale dhe bashkëpunimi transatlantik. Një fokus i veçantë do të jetë në përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Leave a Reply