Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i cili e fajësoi për manipulim të votave të mërgatës në zgjedhjet e shkurtit 2025.
Në një intervistë për Reporteri, Guri i hodhi poshtë këto akuza, duke i cilësuar si të pabaza dhe të pabesueshme. Ai theksoi se rritja e përkrahjes nga diaspora është evidente, pasi në zgjedhjet e fundit të dhjetorit mori mbi 22% të votave të saj, krahasuar me 13% që kishte fituar në shkurt.
Guri gjithashtu vuri në dukje se akuzat vijnë nga një person që vetë po përballet me hetime për korrupsion. Ai theksoi se është e papranueshme që deklarata të tilla të bëhen nga dikush që është nën hetim nga Prokuroria për vjedhje.

Leave a Reply