Taulant Seferi po shkëlqen në futbollin turk, duke synuar të ngjitet në Superligë me ekipin e tij, Bodrumspor.
Aktualisht, skuadra e tij renditet në vendin e pestë të Ligës së Parë të Turqisë me 39 pikë, vetëm 4 pikë larg nga pozicionet që mundësojnë ngjitjen direkte në elitë. Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, me performancën e tij të jashtëzakonshme, ka kontribuar ndjeshëm në suksesin e ekipit.
Deri tani ka realizuar 12 gola këtë sezon, përfshirë një gol në fitoren 3-0 kundër Sherikspor, dhe ka dhënë 4 asiste në 22 ndeshje. Falë formës së tij të shkëlqyer, Seferi është një nga kandidatët kryesorë për Këpucën e Artë, së bashku me Florent Hasanin, sulmuesin e Kosovës që ka shënuar 14 gola.
Ai shpreson të rikthehet edhe në përfaqësuesen shqiptare, nga e cila mungon që prej nëntorit 2024. Seferi ka qenë një titullar i rregullt në ekip, duke luajtur mbi 90 për qind të kohës.

Leave a Reply