Kosovari kapet në Durrës duke vjedhur targa makinash

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një 36-vjeçar nga Kosova, i dyshuar për vjedhjen e targave të makinave në Durrës.

Operacioni policor, i koduar “Targat”, përfshiu kapjen e të dyshuarit, E.Q., në lagjen nr. 13, Plazh-Durrës, duke përdorur një automjet tip “Ford” me targa të vjedhura.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi dy targa të tjera nga Kosova dhe mjete të ndryshme, si kaçavida, pinca, thikë, doreza dhe një kapuç. Këto sende dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve dhe u sekuestruan si prova materiale.

Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se i dyshuari mund të jetë përfshirë edhe në vjedhje të tjera të targave në dy automjete të tjera, gjatë muajve të fundit. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht aktivitetin e tij kriminal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *