Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë thirrje për të gjithë individët që zhvillojnë aktivitete të paregjistruara të regjistrohen vullnetarisht në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Kjo masë duhet ndërmarrë para se inspektorët tatimorë t’i identifikojnë ata. ATK paralajmëron se gjatë kontrolleve, çdo aktivitet i paregjistruar do të përballet me masa ligjore, të cilat përfshijnë regjistrimin e detyrueshëm, pajisjen me Numër Fiskal, si dhe gjoba e sanksione të tjera.
Regjistrimi vullnetar është i rëndësishëm për të shmangur këto penalitete dhe për të krijuar një konkurrencë të drejtë në treg. Ndërkohë, ATK u kërkon tatimpaguesve të regjistruar që të verifikojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në sistem, pasi mosrespektimi i kësaj kërkese përbën shkelje ligjore.
Administrata mbetet e përkushtuar në luftën kundër ekonomisë joformale dhe ndërtimin e një sistemi tatimor të drejtë e transparent.

Leave a Reply