ZRrE refuzon rritjen e tarifave; Ymeri: Vendimi ndryshe nga KESCO

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur të mbajë të pandryshuara tarifat për operatorin e nominuar të tregtisë së energjisë elektrike, NEMO.

Ky vendim është interpretuar gabimisht nga disa media si një refuzim i kërkesës së kompanisë KESCO për të rritur tarifat e energjisë për konsumatorët. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka sqaruar se këto dy çështje janë të veçanta dhe nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ajo theksoi se kërkesa e KESCO-s për rritjen e çmimeve është ende në shqyrtim dhe nuk është marrë asnjë vendim zyrtar deri tani. Në një postim të saj, Ymeri bëri thirrje për qartësim, duke theksuar se vendimi i ZRRE-së për NEMO-n nuk ndikon në tarifat që konsumatorët e KESCO-së paguajnë aktualisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *