Një delegacion i lartë nga sistemi prokurorial i Kosovës, përfshirë Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Sami Istrefi, dhe prokurorin special, Naim Abazi, ka nisur një vizitë zyrtare në Washington.
Kjo vizitë zhvillohet me ftesë të autoriteteve amerikane dhe përfshin pjesëmarrjen në aktivitete të rëndësishme zyrtare. Një nga ngjarjet kryesore ku do të marrin pjesë është Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit (National Prayer Breakfast), një event tradicional që bashkon përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme, duke ofruar një platformë për dialog ndërkombëtar institucional.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni kosovar do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-ve. Objektivi kryesor i këtyre takimeve është diskutimi mbi mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e partneriteteve strategjike, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit në Kosovë.

Leave a Reply