Kryesues i komisionit në Malishevë, ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar arrestimin e një kryesuesi komisioni, i cili është intervistuar sot në lidhje me akuzat për falsifikimin e rezultateve të votimit, sipas nenit 216, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit ka vendosur ndalimin e tij për 48 orë dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga gjykata kompetente. Gjatë një hetimi më 28 janar, janë intervistuar gjithsej 58 persona, përfshirë 15 kryesues dhe 43 komisionerë.

Të gjithë janë të dyshuar për të njëjtën vepër penale. Prokuroria ka vendosur që të gjitha kryesuesit të mbahen për 48 orë, ndërsa për komisionerët do të vazhdohet me hetime në procedurë të rregullt.

Prokuroria është angazhuar të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor dhe të trajtojë me prioritet rastet që cenojnë votën e lirë dhe demokratike të qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *