Besnik Tahiri, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar rëndësinë e një kandidature të përbashkët për postin e presidentit, duke përmendur Ramush Haradinajn si një kandidat të kualifikuar.
Në një intervistë për T7, Tahiri vuri në dukje se një presidencë e udhëhequr nga Haradinaj do të siguronte stabilitet dhe do të ruante marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë. Tahiri shprehet se Haradinaj, si një kandidat serioz, do të ishte në gjendje të mbante vendin në drejtimin e duhur pa rrezikuar prapambetje në sferat politike dhe diplomatike të Kosovës.
Për më tepër, ai theksoi se një president konsensual është i domosdoshëm për të siguruar mbështetje të gjerë politike. Në këtë kontekst, AAK po shqyrton mundësinë e koordinimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për të arritur një marrëveshje të përbashkët në Kuvendin e ardhshëm.
Tahiri theksoi se është e rëndësishme që kandidatët të trajtohen me kujdes dhe në koordinim me forcat politike në vend.

Leave a Reply