Dhjetë të dyshuar për manipulim votash në Mitrovicë lirohen

Në Mitrovicë, Gjykata Themelore ka vendosur të lirojë dhjetë persona të dyshuar për manipulim të numërimit të votave, pa asnjë masë ndëshkuese.

Seanca për këtë çështje u zhvillua sot, ku Prokuroria Themelore kishte kërkuar paraburgim për të dyshuarit: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K., dhe S.S. Pas shqyrtimit të provave dhe kërkesave të paraqitura nga Prokuroria, gjykata vendosi që të gjithë të pandehurit të mbrohen në liri.

Më herët, Prokuroria kishte intervistuar 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në disa komuna të Mitrovicës, ku 34 prej tyre u mbajtën në arrest për 48 orë. Kërkesa për paraburgim ishte bërë në kontekstin e dyshimeve për manipulim gjatë procesit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Megjithatë, pas vlerësimit të provave, gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të të dyshuarve, duke i liruar ata të mbrohen në liri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *