Njësia A5 e KEK-ut ndalon punën për shkak të rrjedhjes së ujit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka ndaluar operimin e Njësisë A5 për shkak të një rrjedhjeje të zbuluar në sistemin e tubacioneve, në një lartësi prej 10–15 metrash.

Incidenti ndodhi rreth orës 20:25 dhe ndërprerja u krye për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar defekte të mëtejshme, duke lejuar kështu ndërhyrjet e nevojshme teknike. Ndërprerja është realizuar duke ndjekur standardet e larta teknike dhe operative për të shmangur çdo rrezik.

Aktualisht, KEK vijon operacionet e saj sipas planit të parashikuar, duke përdorur katër njësi të tjera prodhuese: A3, A4, B1 dhe B2, për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike në përputhje me bilancin e energjisë elektrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *