ZRRE-ja mohon pretendimet për mbajtjen e çmimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji ka sqaruar se lajmet e fundit lidhur me tarifat e energjisë elektrike nuk kanë të bëjnë me ndryshimet e çmimeve për të gjithë konsumatorët.

Këto informacione lidhen vetëm me tarifat në tregun ndërkombëtar të energjisë, ku Kosova kryen transaksione. Aktualisht, aplikimet për rritjen e tarifave nga operatorët energjetikë si KOSTT, KEDS dhe KESCO janë në proces shqyrtimi.

Sipas ZRRE-së, vendimi i fundit ka të bëjë me ALPEX dhe tarifat për vitin 2026, të cilat do të mbeten të pandryshuara krahasuar me periudhën e mëparshme. Ky vendim nuk prek tarifat e operatorëve të tjerë që janë ende nën rishikim.

Pritet që një vendim për rritjen e tarifave për të gjithë konsumatorët të merret në mars, ndërsa faturat me tarifa të reja pritet të lëshohen nga prilli. Më herët, KESCO ka kërkuar një rritje prej 21%, arsyetuar ndër të tjera me rritjen e pagës minimale nga 425 në 500 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *