ZRRE-ja mohon pretendimet për mosrritjen e çmimit të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) konfirmoi se lajmet e fundit për mos shtrenjtim të tarifave të energjisë elektrike lidhen vetëm me tarifat e bursës ndërkombëtare, ku Kosova dhe bizneset kryejnë transaksionet e tyre.

Kjo nuk nënkupton se tarifat për të gjithë konsumatorët do të mbeten të pandryshuara. ZRRE sqaroi se kërkesat për rritjen e tarifave nga operatorët KOSTT, KEDS dhe KESCO janë ende në shqyrtim.

Sipas deklaratës së tyre, vendimi i fundit për tarifat e Operatorit të Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2026 dhe nuk prek operatorët e tjerë. Ndërkohë, pritet që një vendim për tarifat e përgjithshme për konsumatorët të merret deri në mars, me ndryshime që do të reflektohen në faturat e prillit.

KESCO ka kërkuar një rritje prej 21%, duke cituar si arsye edhe rritjen e pagës minimale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *