Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka sqaruar se tarifat për Operatorin e Nominuar të Energjisë Elektrike (ALPEX) për vitin 2026 do të mbeten të pandryshuara.
Ky vendim nuk ndikon në tarifat për operatorët e tjerë si KOSTT, KEDS dhe KESCO, të cilat janë ende në proces rishikimi dhe vlerësimi për të hyrat e lejuara maksimale. Sipas ZRrE-së, procesi i rishqyrtimit të tarifave për këta operatorë është në zhvillim dhe do të përfundojë pas analizave teknike dhe financiare.
Çdo ndryshim i mundshëm do të vendoset pas përfundimit të këtyre analizave dhe konsultimeve publike. Nga ana tjetër, KESCO ka paraqitur një kërkesë për të hyrat e lejuara maksimale prej 528.8 milionë euro për vitin e ardhshëm, duke përmendur shpenzimet operative dhe kostot e importit të energjisë si arsyet kryesore.
Megjithatë, ata nuk kanë konfirmuar përqindjen konkrete të rritjes së kërkuar. Sipas KESCO-s, këto shifra janë pjesë e një kërkese për njohje të kostove dhe jo vendim përfundimtar tarifor.

Leave a Reply