Osmani viziton Emiratet për Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Kjo vizitë vjen pas ftesës së Presidentit të Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë samitit, Osmani do të ketë mundësinë të zhvillojë takime bilaterale me liderë nga mbarë bota, duke shqyrtuar mundësi për bashkëpunim dhe projekte strategjike.

Në këtë forum ndërkombëtar, Presidentja Osmani pritet të mbajë një nga fjalimet kryesore, duke promovuar vizionin e Kosovës për zhvillim dhe inovacion. Ajo do të marrë pjesë edhe në sesione të ndryshme dhe tryeza tematike që fokusohen në të ardhmen e qeverisjes dhe bashkëpunimit global.

Samiti Botëror i Qeverisjes është një platformë kyçe që mbledh së bashku liderë, organizata ndërkombëtare dhe kompani për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e qeverisjes së ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *