Në komunën e Vitisë, 14 persona janë duke u hetuar për përfshirje të mundshme në manipulimin e rezultateve të votave.
Sipas raportimeve nga Klan Kosova, këta individë po intervistohen për dyshimet mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Procesi i intervistimit është ende në vazhdim dhe numri i personave të dyshuar mund të rritet.
Gazetarja Altiana Zogaj njofton se hetimet po zhvillohen për të zbardhur detajet e kësaj çështjeje.

Leave a Reply