Safet Kamberi, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka hedhur poshtë zërat për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në këtë komunë.
Në një deklaratë për Gazetën Express, Kamberi theksoi se nuk ka asnjë informacion që sugjeron ndonjë ndryshim të tillë në marrëdhëniet koalicionare. Ai sqaroi se, edhe pse nuk është pjesë e kryesisë së degës apo strukturave udhëheqëse, informacionet që disponon nuk tregojnë për ndonjë lëvizje në këtë drejtim.
Kamberi theksoi se nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga partia për ndonjë prishje të koalicionit. Kamberi gjithashtu theksoi se kohët e fundit ka pasur takime mes kryetarit të degës dhe kryetarit të komunës, ku janë diskutuar modalitetet e përfaqësimit të LDK-së në qeverisjen lokale, por nuk ka pasur asnjë indikacion për ndryshim të koalicionit.
Sipas marrëveshjes aktuale, LDK mban postin e kryesuesit të kuvendit dhe dy drejtori.

Leave a Reply