Qeveria nis aplikimet për subvencione në transport publik

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Hysen Durmishi, ka njoftuar hapjen e një thirrjeje për operatorët ekonomikë të transportit që të aplikojnë për linjat e transportit publik që janë ekonomikisht të pafavorshme.

Kjo iniciativë synon subvencionimin e transportit publik për qytetarët, duke u fokusuar kryesisht në zonat veriore të Kosovës për të lehtësuar qasjen në shërbime dhe të mundësojë lëvizje më të lirë. Durmishi theksoi se ky hap është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar qasjen e barabartë në shërbime për të gjithë qytetarët, pavarësisht vendbanimit të tyre.

Ai ftoi të gjithë operatorët e interesuar që të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë Departamentit të Transportit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, duke respektuar afatet e përcaktuara. Kjo masë është pjesë e përpjekjeve konkrete për të zbatuar zotimet e qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *