Një incident ka ndodhur në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë ku një zyrtar policor është plagosur nga një motoçiklist, sipas Enis Pllanës, zëdhënës i Policisë së kryeqytetit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, kur motoçiklisti, pasi përplasi policin, u largua nga vendi i aksidentit, duke i shpëtuar përpjekjeve për t’u ndalur. Polici i lënduar ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas zëdhënësit Pllana, rasti është nën hetim nga njësitë përkatëse policore për të identifikuar dhe kapur përgjegjësin.

Leave a Reply