Mitrovica kujton natën tragjike të ekzekutimit të 10 shqiptarëve

Nata mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 mbetet një kujtesë e dhimbshme për Mitrovicën, ku dhjetë shqiptarë, përfshirë një fëmijë 13-vjeçar, u pushkatuan në shtëpitë e tyre.

Në atë natë tragjike, dhjetëra të tjerë u plagosën me armë zjarri dhe u keqtrajtuan barbarisht, ndërsa mijëra shqiptarë u dëbuan me dhunë. Dëshmitarët raportojnë se këto ngjarje ndodhën në sy të forcave ndërkombëtare, si ushtria franceze dhe policia e UNMIK-ut, të cilat mbetën pasive.

Sipas Baranit, ngjarjet nuk ishin të rastësishme. Ai thekson se pas luftës së 1999, Mitrovica u bë strehë për kriminelët serbë.

Më 2 shkurt 2000, civilë të armatosur serbë identifikuan banesat e shqiptarëve, duke përgatitur terrenin për sulmin e mëvonshëm. Edhe pas gati tri dekadash, drejtësia për viktimat e kësaj masakre mungon.

Barani ka depozituar dëshmitë e tij në Prokurorinë e EULEX-it, por asgjë nuk ka ndryshuar. Familjarët e viktimave vazhdojnë të jetojnë me dhimbje dhe kujtime, ndërsa drejtësia mbetet ende e paarritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *