Vazhdojnë kërkimet për burrin e zhdukur në lumin Mat

Prej 25 ditësh po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trupin e Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit, i cili mendohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit në Dars më 10 janar.

Që nga ajo kohë, dhjetra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, së bashku me familjarë dhe struktura të tjera, kanë qenë në terren duke kërkuar përgjatë lumit Mat pa ndërprerje. Më 29 janar, Forcat e Sigurisë së Kosovës iu bashkuan kërkimeve me një grup të specializuar, duke kontribuar me mbi 11 persona që punojnë çdo ditë përkrah forcave shqiptare.

Megjithatë, deri më 3 shkurt, asnjë shenjë e Karaj nuk është gjetur, edhe pse është kontrolluar vijë pas vije lumore dhe baseni i liqenit të Ulzës. Një dron nënujor është përdorur për të kontrolluar thellësitë e liqenit, por kërkimet nuk kanë dhënë rezultat deri më tani.

Prurjet e ulura të lumit Mat në ditët e fundit kanë krijuar më shumë mundësi kontrolli, duke lehtësuar punën e grupeve të angazhuara në kërkimet që do të vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *