Dron iranian rrëzohet pranë aeroplanmbajtëses amerikane

Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë rrëzuar një dron iranian pranë aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” në Detin Arabik, bëri të ditur një zyrtar amerikan.

Droni, i cili ishte model Shahed-139, po i afrohej anijes kur u ndërhy nga një avion luftarak amerikan F-35 dhe u shkatërrua. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka intensifikuar presionin ndaj Iranit duke kombinuar forcën ushtarake me kërcënime të qarta për aksione nëse Teherani nuk hyn në bisedime për një marrëveshje të re për programin e tij bërthamor.

Ai ka paralajmëruar se koha për një marrëveshje është në limit dhe në rast se Irani nuk pranon, SHBA do të ndërmarrë masa më të ashpra ushtarake. Ndërkohë, administrata e Trump po vlerëson edhe opsione të tjera, që përfshijnë sulme të synuara ndaj forcave iraniane, për të nxitur protesta të brendshme në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *