Sot, këngëtarja e njohur Elvana Gjata feston 39-vjetorin.
Në këtë ditë të veçantë, ajo ka zgjedhur të surprizojë adhuruesit e saj me një projekt të ri muzikor. Kënga e titulluar “Moment” është një bashkëpunim ndërkombëtar me artistin Stanaj, duke sjellë një prurje që po pritet me shumë interes.
Ky projekt i ri muzikor shënon një pikë të rëndësishme në karrierën e saj dhe do të publikohet sot në orën 18:00. Me këtë lëvizje, Elvana vazhdon të forcojë pozicionin e saj në industrinë muzikore, duke ndarë me publikun një tjetër sukses të saj.
Gëzuar ditëlindjen Elvana, edhe 100 vite të tjera suksesi dhe lumturi!

Leave a Reply