Policia e Gjilanit ka njoftuar se, gjatë periudhës 26 shtator – 2 tetor 2025, janë vendosur 1430 gjoba në kuadër të planeve për përmirësimin e sigurisë rrugore.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë hetuar gjithashtu 28 aksidente, përfshirë 16 me dëme materiale dhe 12 me të lënduar. Për 26 shoferë është vendosur ndalim drejtimi.
Për të parandaluar aksidentet, Policia apelon që shoferët të respektojnë rregullat e trafikut, duke u kujdesur për shpejtësinë e përshtatur sipas kushteve të rrugës dhe motit. Gjithashtu, ata këshillohen të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve, të përdorin dritat e automjetit gjatë gjithë kohës dhe të shmangin përdorimin e pajisjeve që shpërqendrojnë vëmendjen.
Këto masa vijnë në një kohë kur lagështia dhe rrëshqitja e rrugëve janë rritur, duke paraqitur rrezik për sigurinë në trafik. Policia e Gjilanit bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve.

Leave a Reply