Takim në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe presidentit Petro

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kolumbian, Gustavo Petro, realizuan sot një takim të parë, pas një periudhe tensioni dhe përplasjesh publike.

Takimi u mbajt në Zyrën Ovale, por pa praninë e mediave, ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet në Bogota shpërndanë disa fotografi të ngjarjes. Në bisedime morën pjesë edhe nënpresidenti amerikan J.D.

Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, si dhe ministrat kolumbianë të Mbrojtjes dhe të Jashtëm. Takimi vjen në një kohë kur tensionet rajonale janë të larta, veçanërisht pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, e cila shkaktoi reagime të ashpra nga Petro.

Një çështje e rëndësishme diskutimi ishte trafiku i drogës, pasi Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës. Ndërkohë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndikuar nga vendimi i SHBA-ve për të larguar Kolumbinë nga lista e aleatëve në luftën kundër drogës.

Të dy liderët kanë shfaqur shenja përmirësimi të marrëdhënieve, pas një bisede telefonike që zbuti tensionet fillestare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *