Faton Peci sqaron statusin e koalicionit me LDK-në në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po shqyrton mundësinë e rishikimit të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke ngritur dyshime për prishjen e koalicionit lokal.

Kjo për shkak të tensioneve të fundit mes dy partive, të shkaktuara nga emërimet e drejtorëve komunalë pa konsultimin e partnerit të koalicionit. Lëvizja Vetëvendosje, që ka në dorë drejtimin e komunës, ka bërë këto emërime pa një marrëveshje me LDK-në, çka ka tensionuar marrëdhëniet mes tyre.

Pavarësisht kësaj, kryetari i komunës, Faton Peci, ka mohuar marrjen e ndonjë njoftimi zyrtar apo jozyrtar nga LDK për prishjen e bashkëpunimit. Në një prononcim për Telegrafin, Peci ka deklaruar se vazhdon të jetë i hapur për dialog me të gjithë aktorët politikë dhe se janë diskutuar çështjet kryesore për qeverisjen lokale.

“Kam qenë dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj për çdo çështje në të mirë të qytetarëve,” ka theksuar ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *