Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet mbi dyshimet për keqpërdorim gjatë numërimit të votave nga subjektet politike.
Hetimet po kryhen nga Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, të autorizuara nga Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj që më 19 janar. Sipas burimeve zyrtare, procesi i intervistimit të komisionarëve ka filluar me qëllim të sqarimit të rrethanave të dyshimta.
Prokuroria ka theksuar se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë, do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zbardhur rastin dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Ndërkohë, Prokuroria ka siguruar publikun se do ta mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.
Hetimet janë ende në fazën fillestare dhe nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi subjektet e përfshira ose numrin e individëve të përfshirë.

Leave a Reply