Koalicioni prishen në Mitrovicë për shkak të ndarjes së posteve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka reaguar pas largimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës në këtë komunë.

Ai theksoi se nuk është e pranueshme që një parti me vetëm 3 për qind të votave të kërkojë pozita të larta si nënkryetari, drejtori apo menaxhimi i ndërmarrjeve komunale. “Nuk mund të pretendosh të drejtosh katër ndërmarrje komunale me një përqindje kaq të ulët të votave,” deklaroi Peci gjatë një konference për shtyp.

Ai shtoi se ka qenë gjithmonë bashkëpunues me shumicën e partive politike dhe anëtarëve të kuvendit komunal, por kërkoi që kërkesat të jenë në përputhje me fuqinë politike që një parti zotëron. LDK-ja kishte bërë të ditur më parë se doli nga koalicioni për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të bashkëqeverisjes dhe, siç thanë ata, shpërfilljes së propozimeve të tyre zyrtare nga ana e Degës së LDK-së në Mitrovicë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *